web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fanella e Ramadanit

2023-11-18 11:40:53, Sport CNA

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.

Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit. Ky i fundit u ‘rrëmbeu’ një fanellë tifozëve, e cila mbante portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Pikërisht për këtë lloji festimi, mediet serbe kanë reaguar duke e quajtur skandaloz festimin e mesfushorit shqiptar.

“FESTIM SKANDALOZ! Futbollisti shqiptar Ylber Ramadani , ka festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian duke veshur një xhup me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari, i cili me UÇK-në vrau serbët”, shkruan një gazetë serbe.





09:00 Sport

VIDEO/

Futbollistët e Kombëtares ia kanë marrë këngës patriotike,...

Lajmet e fundit nga