web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari: Lojtarë nga Shqipëria po presin të luajnë me Kosovën

2023-11-18 15:42:00, Sport CNA

Gazetari i sportit, Driton Latifi, deklaroi se suksesi i Shqipërisë, që u kualifikua në Europian, u ndoq edhe në Kosovë.

Latifi tha se kombi shqiptar është me fat që ka dy kombëtare futbolli, Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas tij, janë shumë lojtarë nga Shqipëria, që presin të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.

"Kombi shqiptar është shumë me fat që ka dy kombëtare. Suksesi i Shqipërisë është përcjellë edhe në Kosovë. Madje shumë tifozë nga Kosova udhëtuan drejt Moldavisë për të ndjekur Kombëtaren. Edhe në shumë lokale u ndoq ndeshja.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, boshtin e kanë e futbollistë nga diaspora. Kanë lojtarë që janë rritu jashtë. Ka disa lojtarë nga Shqipëria që po bëjnë mirë në Kosovë. Kanë qenë protagonistë në suksesin e Ballkanit. Shumë lojtarë nga Shqipëria presin të luajnë me Kosovën. Është çështje kohe, kur t’i shikojmë të angazhohen me Kosovën.", tha Latifi per MCN. 





11:40 Sport

Fanella e Ramadanit

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i ...

09:00 Sport

VIDEO/

Futbollistët e Kombëtares ia kanë marrë këngës patriotike,...

Lajmet e fundit nga