web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja në tavolinë ndaj Rumanisë, CAS merr vendimin për Kosovën

2025-05-05 18:31:00, Sport CNA

Humbja në tavolinë ndaj Rumanisë, CAS merr vendimin për

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konfirmuar vendimin e marrë më herët nga UEFA për të dhënë humbjen në tavolinë ndaj Kosovës, në përballjen e zhvilluar më 15 nëntor 2024 ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte apeluar këtë vendim, pas vendimit të UEFA-s që e penalizonte me humbje 3-0 për shkak të braktisjes së fushës nga lojtarët e saj në minutat e fundit të ndeshjes, si reagim ndaj thirrjeve të konsideruara si anti-kombëtare dhe raciste nga ana e tifozëve rumunë.

Sipas CAS-it, braktisja e fushës nga lojtarët e Kosovës është vlerësuar si veprim i njëanshëm, që nuk u mbështet nga ndonjë urdhër apo ndërhyrje zyrtare e gjyqtarit të ndeshjes. Vendimi për të mos vazhduar ndeshjen, thuhet në deklaratën e CAS, është marrë në mënyrë të pavarur nga lojtarët, dhe si i tillë, e bën përgjegjëse palën kosovare për ndërprerjen e ndeshjes.





Lajmet e fundit nga