web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festë nga divani! Bayern Munich shpallet kampion në Gjermani

2025-05-04 19:44:00, Sport CNA

Festë nga divani! Bayern Munich shpallet kampion në Gjermani

Bayern Munich ka fituar titullin kampion në Gjermani, për sezonin 2024-2025 në Bundesligë.

Bavarezët dështuan ta siguronin trofeun ndaj Leipzig, sfidë në të cilën barazuan 3-3. Megjithatë dhurata ka ardhur nga Bayer Leverkusen.

“Aspirinat” u ndalën në barazim 2-2 nga Feriburg dhe diferenca mes vendit të dytë dhe të parë ka shkuar në 8 pikë, kur kanë mbetur dy javë për tu luajtur.

Pas një sezoni të luftuar dhe me vuajtje, skuadra e Kompany ia del të kurorëzohet kampione.

Bayern Munich numëron 34 tituj kampionë të fituar në histori.





Lajmet e fundit nga