web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goli ndaj Interit, Bajerni vazhdon të ndjekë rekordin e PSG-së në Ligën e Kampioneve

2022-11-01 23:02:06, Sport CNA

Goli i shënuar nga Benzhamin Pavard në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Interit vazhdon ecurinë rekord për skuadrën e Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve.

Ekipi bavarez regjistroi në këtë mënyrë ndeshjen e 34 radhazi në fazën në grupe të aktivitetit më të njohur për klube në Europë ku gjen rrugën e rrjetës, një seri mbresëlënëse që kalohet vetëm nga dy të tjera në historinë e turneut.

Real Madrid kishte një seri prej 40 ndeshjesh duke shënuar në grupe, seri e cila u finalizua në vitin 2015. Ndërkohë, në vendin e parë mbetet një seri ende aktive, ajo e PSG-së, skuadër e cila ka shënuar në 43 sfidat e fundit radhazi në fazën në grupe të turneut dhe këtë të mërkurë mund të përmirësojë ende shifrën që tashmë ndiqet nga bavarezët.





21:03 Sport

CHAMPIONS/ Porto

Vazhdon momenti i keq për Atletico Madrid e Simeones, duke e...

Lajmet e fundit nga