web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gëlon” kryeqyteti, tifozët ndezin atmosferën. Mijëra shqiptarë të Kosovës drejt Tiranës

2025-06-07 15:58:00, Sport CNA

“Gëlon” kryeqyteti, tifozët ndezin atmosferën.

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, ka interes të madh edhe për tifozët.

Përveç 22 mijë tifozëve që do të jenë në stadium, në Tiranë priten mijëra të tjerë, që do të ndjekin ndeshjen, duke u bërë gati për festë.

“Tifozat Kuqezi”, ndonëse nuk do të jenë në stadium, janë mbledhur te vendi i përhershëm pranë Piramidës, ku kanë nisur festën, me këngë patriotike. Gjithashtu mijëra shqiptarë janë nisur edhe nga Kosova, disa për të ndjekur ndeshjen në stadium dhe të tjerë për të qenë në kryeqytetin e Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga