web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati trajneri i ri, Tirana merr vendimin

2025-07-01 18:06:00, Sport CNA

Gati trajneri i ri, Tirana merr vendimin

Tirana është nga të paktat klube në Shqipëri, që ende nuk ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Stërvitja ishte planifikuar për sot, por është shtyrë.

Drejtuesit kanë njoftuar skuadrën se stërvitja do të fillojë më 5 korrik, ditën e shtunë.

Kjo do të thotë se klubi e ka gati trajnerin e ri, i cili do të prezantohet para skuadrës para fillimit të përgatitjeve.

Në ditët e ardhshme pritet të zbulohet edhe emri. Sa i përket rolit të drejtorit sportiv, aty mund të emërohet Tefik Osmani, i larguar para disa muajsh.





Lajmet e fundit nga