web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gabimi i gjyqtarit në ndeshje, pezullohet deri në maj kampionati në Itali

2023-04-13 15:52:52, Sport CNA

Në kampionatet amatore në Itali e marrin shumë seriozisht. Pas një gabimi teknik të arbitrit, është vendosur që ky edicion futbollistik të pezullohet deri në datën 3 maj. Akademia Plateola ka bërë ankimim pas ndeshjes kundër Clivense, sfidë e zhvilluar në muajin e janar.

Plateola u mposht 3-0. Në minutat e fundit të takimit, gjyqtari (emri i të cilit s’bëhet i ditur nga Calciomercato) bëri një gabim teknik.

Fillimisht u vendos që ndeshja të riluhej më 8 mars, ndërsa së fundmi Akademia Plateola ka vendosur ta apelojë në Kolegjin Garantues Coni. Der në një vendim të formës së prerë, kampionati do të jetë i pezulluar deri në datën 3 maj.





Lajmet e fundit nga