web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spalletti “kërcënon” tifozët e Napolit: U morëm peng, largohem nëse përsëritet ndaj Milanit

2023-04-13 15:20:00, Sport CNA

Luciano Spalleti nuk arrin ta përtypë gjykimin e ndeshjes së Milanos duke e cilësuar të padrejtë të ndëshkimin e Anguissa me dy të verdhë brenda 4 minutave. Trajneri i Napolit shprehet se pavarësisht mungesave të rëndësishme që skuadra e tij do të ketë në ndeshjen e kthimit, do të bëjë maksimumin edhe pse largimi i afrikanit nga fusha është një gabim.

“Pse nuk u përdor i njëjti metër gjykimi për Leao-n? A është normale që të shkelmohet gjithçka që të del përpara në fushën e lojës? Unë dua të flas edhe për një të verdhë që nuk u dha në dëm të Krunic i cili ndërhyri me faull të rëndë ndaj Zielinskit i cili u ndëshkua”.

Në vijim, Spalletti kërcënoi edhe tifozët e Napolit me një largim të mundshëm nëse në “Maradona” të martën do të sillen njëlloj si në ndeshjen e kampionatit ku një pjesë e madhe e tyre nuk mbështetën skuadrën dhe sulmuan gjatë gjithën takimit presidentin De Laurentiis. Sipas tij. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më, në të kundërt ai do të largohet menjëherë nga drejtimi i skuadrës.

“Më erdhi shumë keq që e pashë stadiumin tonë në atë situatë kundër Milanit. Po fitojmë kampionatin pas 33 viteve dhe ajo ishte një gjë që nuk do të arrij ta kuptoj asnjëherë. Nëse tifozët e mi do të bëjnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e kthimit, unë do të largohem nga Napoli sepse është një gjë e pashpjegueshme. Djemtë janë shumë të ndjeshëm dhe ne luajtëm në një klimë absurde, u morëm peng”.

 





Lajmet e fundit nga