web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri Mane-Sane, Bayerni i Mynihut merr vendimin ndaj sulmuesit senegalez

2023-04-13 15:25:00, Sport CNA

Sadio Mane dhe Leroy Sane nuk i mbajtën nervat në përfundim të ndeshjes ndaj Manchester City-t të martën në mbrëmje, teksa në dhomat e zhveshjes senegalezi goditi me grusht shokun e skuadrës.

Sherri mes të dyve nisi që në fushën e lojës, teksa në dhomat e zhveshjes u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës, që të shmangej një zënkë edhe më e madhe.

Megjithatë duket se dy sulmuesit kanë bërë paqe dhe kanë sqaruar gjithçka, teksa në seancën e radhës stërvitore, kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, si për të treguar se bëhej fjalë për një episod të izoluar.

Ndryshe nga sa u fol, drejtuesit e Bayernit nuk do të veprojnë me dorë të ashpër ndaj Mane, pasi kanë vlerësuar faktin që dy futbollistët kanë sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Thënë ndryshe, nuk do të ketë përjashtim të Mane nga skuadra, megjithatë ndaj sulmuesit senegalez pritet të ketë një masë ndëshkimore, që me shumë gjasë do të jetë një gjobë e majme.





Lajmet e fundit nga