web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Lajm i mirë nga Italia, mbrojtësi “kuqezi” gati të rikthehet në fushën e lojës  

2024-10-19 14:34:00, Sport CNA
FOTO/ Lajm i mirë nga Italia, mbrojtësi “kuqezi” gati
Kombëtarja

Një lajm i mirë për skuadrën e Atalanta-s , por edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Berat Gjimshiti ka kaluar dëmtimin dhe është gati për t’u rikthyer në fushën e lojtës.

Klubi i Atalanta-s ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri Gian Piero Gasperini do të ketë gati për sfidën ndaj Venezia-s, që luhet të dielën duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin “Pierluigi Penzo”.

Nga lista bie në sy se i gatshëm me Atalanta-n është edhe kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti mungoi në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, me “kuqezinjtë” për shkak të dëmtimit, por do të jetë i gatshëm për të drejtuar skuadrën në takimet e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës./CNA

FOTO/ Lajm i mirë nga Italia, mbrojtësi “kuqezi” gati
Lista e Atalanta-s




Lajmet e fundit nga