web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formula 1/ Lando Norris bën surprizën e madhe në Miami, Verstappen i dyti

2024-05-06 12:15:00, Sport CNA

Formula 1/ Lando Norris bën surprizën e madhe në Miami,

Lando Norris, bëri surprizën në Çmimin e Madh të Miamit në Formua 1. Piloti i McLaren ,i la të gjithë pas tij, duke kaluar i pari vijën e finishit.

Një garë spektakolare nga britaniku, që mposhti kampionin e Red Bull, Max Verstappen. Ploti holandez u rendit i dyti, ndërsa podiumi u plotësua nga Leclerc.

Norris, mori një fitore të rëndësishme, pasi kishte në krahun e tij edhe fatin. Në mesin e garës, u fut makina e sigurisë, pas një aksidenti.

Këtë moment, piloti britanik e shfrytëzoi në maksimum, duke dalë para Verstappen nga bokset. Gjatë gjithë pjesës së mbetur, Norris u mbrojt nga sulmet e holandezit, për të mbajtur vendin e parë.

Norris, regjistroi fitoren e parë në karrierën e tij gjashtë vjeçare, ndërsa McLaren, rikthehet te suksesi, që mungonte nga viti 2021.

Pesëshen e parë e kompletuan Perez dhe Sainz, ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin Hamilton, Tsunoda, Rusell, Alonso dhe Ocon.

Sa i takon renditjes së përgjithshme, vendi i parë vazhdon të mbahet nga Max Verstappen me 136 pikë, i ndjekur nga Perez me 103 pikë, Leclerc i treti me 98 pikë, Norris me 83 pikë po aq sa edhe Sainz.





10:44 Sport

VIDEO/ Sassuolo,

Sassuolo, është kthyer në makthin e Interit këtë sezon. Sk...

Lajmet e fundit nga