web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FORMACIONET ZYRTARE/ Nuk ka mungesa nga të dyja kampet, mësoni si rreshtohen Argjentina dhe Franca në finale

2022-12-18 14:42:09, Sport CNA

Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.

“Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.

Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ARGENTINA: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Taliafico, Fernandez, De Pol, Mek Alister, Di Maria, Alvarez, Mesi.

FRANCE: Loris, Kunde, Upamekano, Varan, T. Hernandez, Tçuameni, Rabio, Griezmann, Dembele, Mbappe, Zhiru.





Lajmet e fundit nga