web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emocionet e Champions-it/ Sot luhen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinale

2025-04-15 08:00:00, Sport CNA

Emocionet e Champions-it/ Sot luhen dy ndeshjet e kthimit në

Mbrëmjen e kësaj të marte, do të luhen dy ndeshjet e kthimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Borussia Dortmund pret Barcelonën në “Signal Iduna Park”, ndërsa PSG-ja udhëton drejt Anglisë për t’u përballur me Aston Vilën.

Gjermanët përballen me një mision thuajse të pamundur. Pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në Spanjë, të gjitha statistikat dhe parashikimet janë kundër tyre. Sipas superkompjuterit të Opta-s, Dortmund ka më pak se 1% shanse për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Barcelona është në një moment fantastik. Pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Leganés në La Liga, katalanasit vazhdojnë garën në tre fronte. Ata nuk kanë qenë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2018/2019, por tani janë me një këmbë në këtë fazë. Me një rekord të jashtëzakonshëm prej 24 ndeshjesh pa humbje në vitin 2025, me 20 fitore dhe 4 barazime, përfshirë 8 fitore radhazi jashtë fushe, Barça duket e vendosur për të vulosur kualifikimin.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Aston Villa ka një mal për të ngjitur pas humbjes 3-1 në Francë ndaj PSG-së. 

Historiku i tyre flet për shpresë, pasi skuadra angleze ka kaluar më tej në 7 nga 12 rastet kur ka humbur ndeshjen e parë jashtë fushe në garat europiane. Për më tepër, ata kanë një rekord mjaft pozitiv në shtëpi ndaj skuadrave franceze me 3 fitore dhe 1 humbje, ndërsa kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit europiane në “Villa Park”.

Në krahun tjetër, PSG-ja ka treguar përmirësim në transfertë, veçanërisht me fitoren ndaj Liverpool në raundin e 1/16-ave që ndërpreu një seri prej katër humbjesh në tokën angleze. PSG ka kaluar në 13 nga 19 rastet kur ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi në Europë.

 





Lajmet e fundit nga