web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy kartonë të kuq, mbyllet Elbasani-Egnatia

2026-03-20 21:10:00, Sport CNA

Dy kartonë të kuq, mbyllet Elbasani-Egnatia


Elbasani dhe Egnatia janë ndarë në një barazim pa gola 0-0 në "Elbasan Arena", në ndeshjen kryesore të javës së 29-të në Superiore.

Sfida u karakterizua nga dy kartonë të kuq të hershëm. Boye la Elbasanin me 10 lojtarë që në minutën e 6-të, ndërsa Flamur Ruçi u ndëshkua me të dytin të verdhë për miqtë në minutën e 29-të.

Pavarësisht rasteve të shumta nga Musta për Egnatian dhe Tasgue për vendasit, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Portieri Totoshi u bë protagonist në pjesën e dytë me një devijim shpëtimtar, duke i mohuar golin Albanese-s.

Me këtë pikë, Elbasani merr kryesimin e kampionatit me 53 pikë, por mbetet në pritje të rezultatit të Vllaznisë.

Egnatia renditet në vendin e tretë me 51 pikë, duke qëndruar brenda zonës që të dërgon në Final Four.





Lajmet e fundit nga