web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dopieta në derbi, Partizani merr vendimin për të ardhmen e Maguette

2024-04-29 14:18:00, Sport CNA

Dopieta në derbi, Partizani merr vendimin për të ardhmen e

Maguette Gueye, ishte vendimtar në derbin e kryeqytetit, teksa me dopietën e tij ndaj Tiranës, i dha fitoren 2-1 Partizanit.

Mesfushori senegalez, është një nga më të mirët e kampionatit, ndoshta më i miri për pozicionin e tij dhe për këtë arsye, interesimet janë të shumta.

Lojtari ka kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2025. Drejtuesit kanë vendosur që ta shesin në verë dhe do të presin ofertën më të mirë.

Në rast se asnjë nga ofertat nuk do të bindë, atëherë klubi do e mbajë Maguette edhe për një tjetër sezon, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje për rinovim.





17:03 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti mi...

Lajmet e fundit nga