web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeqyteti është i kuq! Partizani triumfon ndaj Tiranës, Maguette bën heroin me dopietë

2024-04-28 21:09:00, Sport CNA

Partizani fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, në një fund dramatik në “Air Albania”.

Heroi i të kuqve në këtë përballje, ishte Maguette Gueye. Mesfushori realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren Partizanit.

Senegalezi zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të,m ndërsa Abazaj barazoi shifrat në minutën e 42-të.

Më fund, Maguette bëri që të shpërthejë festa te të kuqtë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 94-t.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e gjashtë me 46 pikë.





17:03 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti mi...

Lajmet e fundit nga