web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia

2024-04-28 17:03:00, Sport CNA

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Egnatian në transfertë.

Një gol i shënuar nga Smajli në minutën e 38-të, i dha fitoren Vllaznisë, në debutimin e trajnerit Thomas Brdaric. Vlen të theksohet, se rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 11-të, pasi Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo fitore për shkodranët, vjen si një lloj hakmarrje, për eliminimin nga Kupa pak ditë më parë.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e dytë në renditje me 55 pikë, ndërsa Egnatia kryeson me 60 pikë.





Lajmet e fundit nga