web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

2024-04-28 18:02:00, Sport CNA

Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre në derbin e kryeqytetit, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.

Në ndeshje si kjo, skuadrat nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores. Përballë njëri-tjetrit do të jenë ekipi me sulmin më të mirë në kampionat Tirana dhe Partizani që ka mbrojtjen më të mirë.

Pavarësisht renditjes, në derbi zerohet gjithçka dhe entuziazmi i tifozëve u jep ekipeve shtysë për të synuar përpara

Sfida mes Tiranës dhe Partizanit është planifikuar të luhet në orën 19:00, në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania”.

Pak minuta nga fillimi, janë zbuluar edhe titullarët.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrik.

PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sota, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka, Mba.





17:03 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti mi...

Lajmet e fundit nga