web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dikur i bënte reklamë FIFA, shikoni si ka degraduar stadiumi në Shqipëri

2023-06-23 15:28:00, Sport CNA

Dikur i bënte reklamë FIFA, shikoni si ka degraduar stadiumi në

Vetëm disa vite më parë, FIFA në rrjetet sociale shpërndante me mahnitje pamjen e stadiumit “Kastrioti” në Krujë. “Çfarë vendi i pabesueshëm për të luajtur futboll! Stadiumi “Kastrioti” në Krujë, Shqipëri”, shkruante organizata që drejton futbollin botëror në një postim në rrjetet sociale në vitin 2016.

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe stadiumi i qytetit të Krujës është lënë në mjerim. Në sezonin e fundit, ekipi krutan ndodhej në Kategorinë Superiore, por pa mundur dot të mbijetojë. Gjashtë vite ka ky ekip që i ka zhvilluar ndeshjet jashtë qytetit të tij, ndërsa tifozëria krutane nuk e ka ndjekur ekipin e tyre.

Sikurse shikohet edhe nga pamjet, tapeti i fushës është dëmtuar totalisht, lloje të ndryshme kafshësh shihen cdo ditë rreth impiantit sportive. Ndersa te demtuara jane dhe ambjentet e tjera dhe shkallet e ketij stadiumi.

Nga bashkia e krujes thonë se investimi në rikonstruksion i përket Federatës shqiptare të Futbollit, por deri më tani asgjë nuk është bërë.





Lajmet e fundit nga