web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka dyshime, Kukësi vendos për trajnerin e sezonit të ri

2023-06-23 15:11:00, Sport CNA

Nuk ka dyshime, Kukësi vendos për trajnerin e sezonit të ri

E hëna e 26 qershorit do të jetë edhe dita e parë e startit së përgatitjeve për ekipin e Kukësit. Blutë do të vijojnë të drejtohen nga trajneri Rraman Hallaçi, i cili është rikonfirmuar në drejtimin e skuadrës për këtë edicion. Hallaçi është konsideruar si trajneri i ditëve të vështira te Kukësi dhe pikërisht në momentet më të errëta, ai do ta nisë aventurën e tij në këtë klub për herë të parë që nga starti i sezonit.

Interesante mbetet fakti se cilët lojtarë do të paraqiten në apel në seancën e parë stërvitore, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë larguar dhe ende nuk është bërë asnjë afrim zyrtar, përpos emrave që kanë qarkulluar. Gjasat janë që të dalin në stërvitje lojtarët e rinj që kanë mbetur në Kukës, por edhe të tjerë që do të jenë në provë, për të krijuar një ide më të qartë edhe se cili prej tyre do të mbahet duke qenë pjesë e projektit për këtë sezon.

Verilindorët do të krijojnë një ekip me pak shpenzime dhe jo me pretendime të mëdha, siç ka ndodhur vitet e fundit. Në fakt, kostot kanë qenë të mëdha për ekipin në këto tri sezone, duke mos përfituar thuajse asgjë mbrapsht dhe prandaj klubi do të ndryshojë strategji.





Lajmet e fundit nga