web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi i kryeqytetit, tifozët e Tiranës nisin marshimin drejt stadiumit “Air Albania”

2024-02-16 17:09:00, Sport CNA

Kjo e premte, rezervon derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë, përveç fushës, është e luftuar edhe në tribuna, nga të dyja tifozëritë.  

Tifozët e Tiranës kanë marshuar të shumtë në numër drejt stadiumit për ndeshjen e sotme më shumë se dy orë para fillimit të takimit.

Mbështetësit e klubit bardheblu, kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar nga forca të shumta policie të cilat siguronin që të mos kishte përplasje me tifozët e Partizanit të cilët gjithashtu do të marshojnë drejt stadiumit të grupuar.





Lajmet e fundit nga