web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern Munich projekton rikthimin e bujshëm në stol

2024-02-16 15:31:58, Sport CNA

Rezultatet negative, mund të sjellin ndryshimin e trajnerit te Bayern Munich. Thomas Tuchel, rrezikon seriozisht shkarkimin.

Klubi ka nisur punën për zëvëndësuesin dhe sipas gazetarit gjerman Christian Falk, drejtuesit po shtyjnë fort për rikthimin e Hansi Flick. Largimi i Flick 3 sezone më parë la një shije të hidhur te tifozët pasi ai drejtoi Bayernin drejt fitimit të çdo titulli të mundshëm në sezonin 2019-2020.

Ai u largua pas problemeve me ish-drejtorin Hasan Salihamidzic, por “Brazzo” tani është larguar duke i hapur rrugën kështu një rikthimi të trajnerit. Pas shkarkimit nga Kombëtarja gjermane, Flick po shqyrton ofertat ku ndër ta është edhe Barcelona.





Lajmet e fundit nga