web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Champions League/ Shkupi zbret në fushë për të shkruar historinë ndaj Dinamo Zagrebit

2022-07-26 11:34:36, Sport CNA

Ditën e sotme Shkupi do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League.

Skuadra shkupjane mban lart flamurin shqiptar në Champions League, pasi është e vetmja skuadër që ia ka dalë të kalojë në turin e dytë të këtij komepticioni.

Në stadiumin ?Todor Proeski? në orën 21:00, vendasit do të tentojnë të shkruajnë historinë ndaj Dinamo Zagrebit dhe këtë do të kërkojnë ta bëjnë përballë tifozëve të tyre.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në ?Maksimir? përfundoi me rezultatin 2:2. Trajneri i Shkupit, Seldoski dhe mbrojtësi Blerton Sheji potencuan se skuadra e tyre nuk i frikësohet kundërshtarit dhe është gati për gjithçka sonte. 





Lajmet e fundit nga