web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atanda rikthehet në Shqipëri, ish-mbrojtësi i Partizanit zyrtarizohet te Egnatia

2022-07-11 10:58:33, Sport CNA

Egnatia vijon të punojë për përforcimin e skuadrës. Rrogozhinasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e Sodiq Atanda.

Në një postim në rrjetet sociale, Egnatia zyrtarizon këtë afrim dhe bën me dije se grupi është nisur për në Maqedoninë  e Veriut për të zhvilluar fazën përgatitore.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Nigerina Sodiq Atanda. I cili e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, ku ka luajtur me disa skuadra. Atanda është bashkuar menjëherë me grupin duke u nisur drejt Maqedonisë për të zhvilluar fazën përgatitore.”-shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.

Rikujtojmë se mbrojtësi ka luajtur edhe më parë në Shqipëri, ndërsa në ka qenë pjesë e Partizanit dhe Apolonisë.

Megjithatë sezonin e fundit Atanda ka luajtur për Dhofar Club, në Oman të Afrikës, nga të cilët u largua me parametra zero, për t’u bashkuar tashmë me Egnatian.





Lajmet e fundit nga