web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lewandowski me valixhe në dorë, Bayerni mendon për zëvendësuesin e tij

2022-07-10 20:50:38, Sport CNA

I vetëdijshëm se Robert Lewandowski do të transferohet te Barcelona, ose këtë verë ose tjetrën, Bayerni i Mynihut po punon që të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit polak.

Sipas asaj që shkruan “Kicker”, klubi bavarez është shumë i interesuar për Harry Kane, kontrata e të cilit me Tottenham skadon në qershor të vitit 2024.

Gazeta gjermane nuk e përjashton një transferim të mundshëm që këtë sesion të merkatos, ndonëse duket shumë e vështirë që Antonio Conte të lerë të lirë kaq lehtë kapitenin e skuadrës së tij.





Lajmet e fundit nga