web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

75 mijë euro për huazimin, Eneo Bitri zyrtarizohet te skuadra e re

2024-01-30 17:28:00, Sport CNA

Eneo Bitri do të vazhdojë karrierën në Poloni. Mbrojtësi është zyrtarizuar këtë të martë te skuadra e KS Cracovia.

Bitri po i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të hedhë firmën mbi kontratën e re.

Klubi polak ka paguar 75 mijë euro për huazimin 6-mujor dhe në fund të sezonit do të paguajë edhe 350 mijë euro të tjera. Cracovia bëhet ekipi i tij i 7 në karrierë dhe i 5-ti në 3 sezonet e fundit, pas Partizanit, Banik Ostrava dhe së fundmi Valerenga.

Në elitën polake ai do të rigjejë ish-rivalët e kryeqytetit, Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhaka (Legia) si dhe ish-mesfushorin e Laçit, Julian Shehu (Widzew Lodz).





Lajmet e fundit nga