LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat në minus dhe ngrica/ Moti për ditën e sotme

2023-01-30 08:08:00, Sociale CNA
Temperaturat në minus dhe ngrica/ Moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku edhe të hënën deri në orët e mesditës pritet që një pjesë e mirë e territorit të jetë në dominimin e kthjellimeve.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shfaqen në të gjithë Shqipërin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

 Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore Veriore dhe Lindore. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38  km/h nga Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga