Pension systems in Europe / Risks everywhere
Farid Borsali is on his way to the trade union bar, Café d...

The use of technology by citizens to perform many services is increasing year after year in Albania. But this process is finding difficulties especially for residents in rural areas, the elderly and people with disabilities. Non-governmental organizations are recently promoting platforms that enable and increase the education of citizens to use services through the Internet.
Activists of civil society are presenting in Gjirokastër with different categories of citizens the platform "Use technology - improve democracy".
Platforma është krijuar nga organizata “Altri” në kuadër të një projekti mbështetur nga qeveria zviceriane dhe synon aftësimin e qytetarëve dhe edukimin e tyre për shërbimet elektronike.
Elida Jata, kordinatore e projektit thotë se nevojat e qytetarëve për shërbime elektronike janë të mëdha dhe aftësimi i tyre bëhet i domosdoshëm.
“Duke u nisur nga nevoja që konstatuam që në fazën e konceptimit të inisiativës kur qyetarët, të paktën një pjësë e madhe e grupmoshës së tretë nuk ishin aspak të familjarizuar me përdorimin e intenetit. Po kështu kostatuam pabarazinë dixhitale në kuptimin e aksesit në interent që kanë qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë akses të vazhdueshëm dhe një pjesë nuk kanë akses të vazhdueshëm në internet. Një fakt tjetër ishte që shumë platforma nuk janë përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe kjo e bën më të vështirë përdorimin prej tyre", thotë ajo.
Pas një përvoje në Qarkun e Durrësit veprimtarët e shoqërisë civile synojnë ta shtrijnë përfshirjen e tyre në edukimin e qytetarëve në 12 qarqet e vendit.
"Sa i përket trajnimit të qytetarëve ndoqëm dy mënyra atë të aftësimit të drejtëpërdrejtë dhe aftësimit përmes një platforme dhe aplikacioni. Vetëm në Qarkun e Durrësit mbi 400 qytetarë janë trajnuar drejtpërdrejtë në qendra apo laboratorë të aftësimit teknologjik për njohuri bazë në përdorimin e internetit dhe shërbimeve elektronike. Ndërsa për sa i përket aksesit në platformë kanë qenë mbi 3500 qytetarë që janë përfshirë dhe mbi 150 qytetarë të tjerë që janë certifikuar për njohuritë përmes platformës", thotë Elida Jata, kordinatore e projektit .
Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave, INSTAT, gjatë vitit 2022 të gjitha kategoritë e popullsisë për kontaktet elektronike përmes internetit me autoritetet publike në Shqipëri shënuan rritje.
Rritja më e lartë sipas INSTAT është shënuar për shkarkimin apo printimin e formularëve zyrtarë me rreth 37% krahasuar me vitin 2021, ndërkohë që marrja e informacionit nga faqet e aplikacioneve dhe internetit ka shënuar një rritje me mbi 19%.
Shërbimet që ofrohen përmes internetit janë të rëndësishme pasi u vijnë në ndihmë palëve ndërgjyqësore thotë për Zërin e Amerikës, Gentiana Lili në zyrën e informimit në Gjykatën e Gjirokastrës.
Ata informohen së pari për kalendarin e zhvillimit të seancave gjyqësore, për shortimin e cështjeve të ndryshme gjyqësore, por marrin informacion edhe për cështje të tjera përmes faqes së internetit të gjykatës.
Zonja Lili thotë më tej se Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë përparësi shtimit të shërbimeve që mund të afrohen përmes portaleve të gjykatës.
"Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar planin e komunikimit për vitin 2022-2024 duke i dhënë përparësi shtimit të shërbimeve që mund të ofrohen përmes portaleve të gjykatës si dhe rritjen e aksesit në informacion duke parashikuar edhe krijimin e platformave të tjera dixhitale që kanë për qëllim të rrisin besimin dhe transparencën e gjyqësorit tek publiku", thotë ajo.
Qytetarët po shfaqin interes lidhur me platformat aftësuese dhe edukuese dhe përpjekjet duhet të vijojnë, thotë kordinatorja e Qendrës “Altri”, Elida Jata.
“Kjo duhet të vijojë të bëhet për të aftësuar sa më shumë qyetarë dhe për të ecur paralelisht me zhvillimet tekonlogjike apo proceset demokratike. Kjo edhe për të mos lënë qyetarët pas, duke bërë diferencimin që vetëm pjesa e qytetarëve që kanë njohuritë e nevojshme të aksesojnë këto platforma të mund të marrin shërbimet dixhitale , por të gjithë qytetarët në mënyrë të pandarë dhe pakategorizuar të kenë aksesin për informacionet dhe shërbimet bazë që u nevojiten", thotë ajo.
Vitin e shkuar qeveria shqiptare mbylli shërbimet në sportele dhe pjesa më e madhe e tyre kaluan përmes internetit duke paraqitur vështirësi për disa kategori të popullsisë sidomos në zonat rurale./ VOA
Farid Borsali is on his way to the trade union bar, Café d...
Moti i keq ka shkaktuar probleme në zonat malore, ku ka rë...
Pjesa e parë e ditës do vijoj të jetë nën ndikimin e vranë...
Blerina, e martuar me Fabianin, ka treguar kushtet e v...
Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të ...
For several days, our country has been under the devel...
The Ministry of Defense has made an overview of the flood ...
The Albanian Road Authority has informed about the situati...
The whole country from North to South is "stuck" by bad we...
The Director of Social Security, Astrit Hado, has revealed...
The Albanian territory remains under the influence of air ...
Albanians were asked through a survey if they would accept...
Vetëm 59.3% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit nuk...
Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosfe...
The Autocephalous Orthodox Church has filed a complaint ag...
The Albanian Road Authority has announced the situation of...
Snowfall during the night has blocked the Arbri road. The...
Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në p...
Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert H...
Low baric values will continue to dominate in our countr...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...