LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Java nis me rrebeshe shiu/ Stina e dimrit në pikun e saj, temperaturat në minus

2023-01-23 08:10:00, Sociale CNA

Java nis me rrebeshe shiu/ Stina e dimrit në pikun e saj, temperaturat

Pjesa e parë e ditës do vijoj të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do gjenerojnë reshje në të gjithë territorin.

Parashikohet që zonat bregdetare dhe pjesa më e madhe e zonës së ulët të jenë me reshje shiu, ku në intervale të shkurtra kohore do ketë dhe rrebeshe të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes sistemi i vranësirave të zhvendoset drejt lindjes duke bërë që të kemi përmirësim të motit në ultësirën perëndimore.

Mbeten reshjet e dëborës prezente gjatë mbrëmjes dhe natës vonë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë fortë me shpejtësi 55 km/h nga Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Moti, e martë, 24 janar 2023

Sipas MeteoAlb, vlerat e ulëta barike do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë në Shqipëri alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë 24_orëshit.

Pritet që here pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izolauara.

Në zonat e ulëta do të ketë reshje shiu, ndërsa në Verilindje dhe

Juglindje të territorit do të ketë reshje të pakta dëbore. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në pothuajes gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga Lindore Juglindore dukesjellë në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga