web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Perspektiva e munguar

2024-05-06 07:14:00, Sociale CNA
Perspektiva e munguar
Foto ilustruese

Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e vet.

Përpara viteve ’90, kjo ditë ishte një paradë manifestimi propagandistik, që demonstronte arritjet e diktaturës së proletariatit.

Në kontrast, në shtetet, që në atë kohë i quanim kapitalisto-shfrytëzuese, ku 1 Maji vlerësohet si dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, kjo ditë shoqërohej me protesta.

Pas viteve ’90, 1 Maji është kthyer nga një ditë parade me detyrim thjesht në një ditë më shumë pushimi, ku njerëzit shëtisin, i gëzohen kohës së ngohtë, shkojnë në plazh, apo dhe udhëtojnë jashtë shtetit, duke shfrytëzuar linjat me kosto të ulët (sa keq që 1 Maji i këtij viti nuk qëlloi e martë, ose e enjte, sepse Qeveria do të vendoste që dhe e hëna apo e premtja të bëheshin pushim, siç vepron rëndom).

Në morinë e ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri, askush nuk shqetësohet më për këtë ditë. Të gjithë janë shumë të zënë me Big Brother e politikës

Manifestimet ua kanë lënë vendin shfaqjeve në salla, apo paradës së shifrave që interpretohen sipas interesit. Ecejaket nëpër SPAK janë kthyer ai ato telenovelat, ku në pjesën më të madhe dihet që fundi do të jetë i lumtur.

Ndonëse kësaj dite i ka humbur simbolika, po tentojmë që të dalim pak kundër rrymës dhe të shprehim urra për 1 Majin tonë:

Rroftë 1 Maji, për fuqinë punëtore që largohet! Shqipëria ka një histori të gjatë emigracioni të pas viteve ’90, por që pas pandemisë, vala u gjallërua sërish. Ikja nuk është më prej varfërisë së tejskajshme, siç ndodhte tri dekada më parë. Tashmë po largohen familje me të ardhura të mira, për hir të së ardhmes së fëmijëve të tyre, nga një vend që premton pak për arsimin apo shëndetësinë.

Eurostat raportoi se në periudhën 2013-2023, Shqipëria ishte e dyta në botë për numrin e lartë të kërkesave për azil të personave nën 18 vjeç.

Ndërsa në shtetet e tjera “konkurrente” me ne, ikja është për shkak të luftës, në Shqipërinë e bukur, që ka hyrë në procesin e pakthyeshëm drejt integrimit europian dhe po e vizitojnë miliona turistë, largimi nuk është për arsye jetike. Këta të rinj që ikin janë punonjësit e munguar të së ardhmes, që do ta përkeqësojnë më keq tregun e punës, që edhe sot po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.

Statistikat sot tregojnë se Shqipëria ofron ndër orët më të gjata të punës në Europë dhe pagat më të ulëta. Të rinjtë e “Gen Z” nuk janë si Millennials, ata kërkojnë shumë dhe nëse nuk e marrin rendin drejt alternativave të tjera.

Nuk u gjet dot zgjidhja as te marrja e të huajve, që më së shumti e panë Shqipërinë vetëm si trampolinë për t’u larguar drejt shteteve të tjera të Europës

Long live May 1, for the jobs that are empty today, including the public administration! The government's order to raise salaries, in an attempt to equalize them with the region, is paradoxically failing to attract more employees to the administration.

It is the governors themselves who complain that they have many empty seats and that they are not able to fill them, since the signature they can put on state documents can lead them to SPAK!

So in our administration, the employees, although chosen from the ranks of the militants, run away to escape punishment due to the unbridled corruption of their bosses.

Long live May 1, for the missing insurance contributions that will bring even more poverty to the employee class tomorrow at retirement age. Official data shows that in 2023, half of pensioners received partial payments, because they failed to meet the criteria of the Social Security Law, for the benefit of full payments, up from 28% in 2014.

Employees today want perspective. And this does not mean only higher wages, or good working conditions. Many private companies, in fact, are raising standards and have modern human resource development policies.

Today's employees seek, above all, a stable future, which will bring them opportunities for career development, without fearing the consequences (especially in the State Administration), where the taxes they pay and often increase, will be returned to them back with services and not to see how they are stolen by all kinds of schemes, even banal, where the health service should be of at least a normal standard, or the education should be of quality, not to rank the students at the bottom of Europe, or mark the biggest global decline (PISA test). Today, there are many alternatives. Europe is looking for professionals and is getting them from countries like Albania.

Therefore, May 1 should not be a day to celebrate, but a symbolic day to reflect on the uncertain future of the country./ Monitor Magazine 





22:46 SOCIAL ISSUES Lira Gjika

Friendship by virtue

Aristotle, one of the greatest philosophers who ever lived...

Lajmet e fundit nga