web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjimnazi “28 Nëntori”, 1/4 e maturës ekselentë/ Diplomohen 200 maturantë, 52 me rezultate maksimale

2025-06-28 18:05:00, Qyteti im CNA

Gjimnazi “28 Nëntori”, 1/4 e maturës ekselentë/

Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremoninë e diplomimit të nxënësve. Drejtorja e shkollës Albana Bushati me emocione të shtuara foli për sfidat, teksa tha se këtë vit mbaruan studimet 200 maturantë me një notë mesatare 8.4.

“Prezenca ime sot këtu nuk është aspak e lehtë, por respekti për ju prindër, mirënjohja për punën dhe përkushtimin e kolegëve dhe dashuria e vlerësimi për gjithsecilin maturant ishte shtysë që unë të isha e pranishme. Jemi mbledhur për të kremtuar një moment që nuk është thjesht një përfundim gjimnazi por një kthesë, një faqe e re që hapet në librin tuaj të jetës. Më kujtohet dita e parë kur u ulët në bankat e gjimnazit, me emocione të shumta, sytë plot kuriozitet. Sot jeni këtu të rritur, të formuar dhe të gatshëm për të nisur një udhëtim të ri. Keni kaluar një rrugë që nuk ishte gjithmonë e lehtë, por ja dolët dhe kjo është ajo që fituat, aftësia për të mos u ndalur nga vështirësitë. Matura 2025 e shkollës sonë diplomon 200 maturantë, të cilët mbaruan studimet me kalueshmëri 100% dhe notë mesatare 8.4 dhe 52 nxënës janë të ekselencës pra me mesatare 9.5 deri në 10”,-tha Bushati.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadia u shpreh se tashmë për maturantët nis një rrugëtim i ri drejt suksesit.

 “Jam e lumtur që vit pas viti, në ccdo ceremoni, gëzohemi nga rezultatet e arritura nga maturantët e shkollës ’28 Nëntori’. Ky është një tregues i qartë i përkushtimit dhe profesionalizmit të atij trinomi që ne e kemi shumë të rëndësishëm, mësues- prindër-nxënës, duke e vendosur këtë shkollë në elitën e arsimit parauniversitar shqiptar. Mbyllja e një cikli arsimor për maturantët tanë shënon hapjen e një segmenti tjetër shumë të rëndësishëm të domosdoshëm për t’i shërbyer vetes, familjes, komunitetit të gjerë të Shkodrës, Shqipërisë dhe atij ndërkombëtar. Bazat e hedhura këto vite në këtë gjimnaz janë pikënisja e duhur në vijim të këtij rrugëtimit të dijes”,-tha Kadia.

Shkolla e mesme “28 Nëntori” vijon që të mbetet një prej shkollave me rezultate të larta, duke nxjerrë shumë emra të njohur në fusha të ndryshme të shkencës./CNA





Lajmet e fundit nga