web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta thirrje për vota në Durrës

2023-02-21 08:42:00, Politikë CNA

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta thirrje për vota në Durrës

Kreu PL-së Ilir Meta, ka ofruar mbështetje të plotë për kandidatin e Primareve në Durrës, Igli Cara.

Një ditë më parë Meta, ka zhvilluar takime me strukturat në qytetetin bregdetar.

Gjatë një takim me të rinjtë e PL-së, Meta ka apeluar për vota në këshillin bashkiakë.

“Me të rinjtë e Durrësit për fitoren e Bashkisë të Durrësit dhe realizimin e një programi ambicioz, që u krijon mundësi të reja të rinjve për një edukim të mirë, për praktika mësimore, për ambiente publike për stërvitjet sportive dhe qendra të reja kulturore.

Igli Cara është njeriu që do të sjellë ndryshimin me programe konkrete për mbështetjen e të gjithë të rinjve.

Vota për Partinë e Lirisë, garanci se në Këshillin Bashkiak zëri i të rinjve do të dëgjohet fort dhe do të ndiqet mbajtja e premtimeve”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta thirrje për vota në Durrës





Lajmet e fundit nga