web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Berisha akuza Ramës: Tirana u përgjak nga bandat e qeverisë

2023-03-13 07:46:00, Politikë CNA

“Të hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Berisha akuza

Kreu i PD-së ka reaguar pas atentatit të rëndë në “Don Bosko”, ku u shënua një viktimë dhe 5 të plagosur, teksa shkruan se Tirana u përgjak nga bandat e qeverisë.

Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryeministrit Rama, i cili përballë gazetarëve dëgjohet të thotë se derisa kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit, ai nuk ndjen asgjë tjetër veçse merr frymë thellë.

Kryedemokrati shkruan bashkangjitur me videon, se rendin dhe sigurinë Rama ua ka besuar bandave dhe krimit.

Berisha dënon me forcë autorët e kësaj ngjarje dhe denoncon lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat e krimin.





Lajmet e fundit nga