web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi me tritol në banesën e Preng Pjetrit/ Deputetja e PD hedh dyshimet e forta

2023-03-13 14:23:00, Politikë CNA
Shpërthimi me tritol në banesën e Preng Pjetrit/ Deputetja e PD
Foto ilustruese

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka publikuar një video ku tregon shkatërrimin e banesës të Preng Ndue Pjetrit, kryetari të PD në fshatin Ungrej.

Metaliaj hedh dyshimet duke thënë se ky akt terrorist të çon në pistën e hakmarrjes politike.

Një shpërthim me eksploziv rreth orës 2 pas mesnatës, ka dëmtuar keqas shtëpinë e Preng Ndue Pjetrit, kryetar i PD në fshatin Ungrej.

Z. Pjetri ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe nënën e moshuar kur ka ndodhur shpërthimi.

Akti terrorist i mesnatës të bën të dyshosh për pistën e hakmarrjes politike. Takimi entuziast në Lezhë i kryetarit të PD Sali Berisha në prezantimin e kandidatit për Kryetar Bashkie  Pashk Gjoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i seksionit Ungrej Pjetri, me shumë bashkëfshatarë, ka angazhuar me sulme verbale shumë patronazhistë e aktivistë të Rilindjes dhe të emëruarit  6 %  në krye të Bashkisë Lezhë.

Dhuna verbale pasohet gjithmonë nga dhuna materiale.

Ndërkohë që nuk duam të arrijmë në përfundime, i bëjmë thirrje policisë dhe strukturave ligjzbatuese  të bëjnë punën e tyre, të hetojnë dhe të çojnë pas hekurave si  dorasët ashtu dhe porositësit e këtij akti terrorist.

E dënojmë burracakërinë e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e z. Pjetri, një akt kundër ligjeve  të shtetit dhe Kanunit të maleve.

Demokratëve dhe qytetarëve të Lezhës u bëjmë thirrje të mos kenë frikë.

Ata që duan të mbjellin panik janë në panik nga humbja e sigurtë me 14 maj, dhe atë ditë do të marrin edhe përgjigjen që meritojnë nga vota juaj”, është shprehur Metaliaj./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga