web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kthen sytë nga Brukseli/ Do i kërkojmë ndihmë BE-së për krizën energjetike

2022-09-02 14:18:00, Politikë CNA
Rama kthen sytë nga Brukseli/ Do i kërkojmë ndihmë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do t’i kërkojë ndihmë Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare, në mënyrë që të përballojmë krizën energjetike për 7 muajt e ardhshëm.

Këtë Rama e bëri të ditur nga Beogradi, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne kemi buxhetet tona shumë modeste. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku dhe me kënaqësi do të pranonim edhe firmën e 3 vendeve të tjera për t’i kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes sonë buxhetore. Parashikimet që kemi ndarë me presidentin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe kolegët e tjerë janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj të tmerrshëm. Afro gjysmë miliardi euro për Shqipërinë që do të shkojë për mbajtjen e sistemit. Shpresoj që të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.

Kemi firmosur marrëveshje të tjera. Jemi optimist. Ne duam të zgjerojmë investimet duke krijuar një agjenci të përbashkët investimi, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja”, tha Rama./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga