web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po shkatërron portin shekullor”/ Berisha i përvishet Ramës:Kërkon të shndërrojë në jahtin e tij

2022-11-16 13:39:00, Politikë CNA

“Po shkatërron portin shekullor”/ Berisha i përvishet

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka folur për projektin e Portit të Durrësit, duke tëhën se Rama kërkon ta shndërrojë në jahtin e tij, të minstrit Bledi Çuçi dhe familjarëvë të tij.

T’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport, qindra e miliona, në mos miliarda euro në vite. Vetëm me transport, i cili do bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, dhe pjesërisht nga Vlora. Edhe ajo jo, se ajo është pa port.

Të shkulësh portin shekullor, për të cilin është projekti, investimi dhe çdo gjë, dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro që kërkon ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, sipas specialistëve, dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, duhet të ndërtohet në Porto Romano, sepse ai kërkon që gjithë gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, jahtin e Çuçit të familjes së tij, jahtet e familjarëve.

Kjo është e faktuar, cilido i them të referohet se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet e pasunikëve të Bejrutit”, tha Berisha./ CNA.al





11:43 POLITICS

Video-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tashme kan...

Lajmet e fundit nga