web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i Berishës/ “Protesta e 12 nëntorit do të dridhë themelet e regjimit të drogës dhe krimit“

2022-11-10 21:14:00, Politikë CNA
Paralajmërimi i Berishës/ “Protesta e 12 nëntorit do
Sali Berisha ne Opinion

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 12 nëntorit do të dridhë themelet e regjimit të drogës dhe krimit.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin "Opinion", Berisha tha se shqiptarët do të mbushin rrugët dhe sheshet kundër regjimit të Edi Ramës.

Do të mbushë sheshe dhe rrugët e Tiranës në protestë në përputhje me direktivën e protestës së 7 korrikut në të cilën Edi Rama u shpall armik i qenies së shqiptarëve, identitetit të tyre kombëtar, pasurive të tyre kombëtare, fondeve të tyre publike, u shpall armik i kulturës dhe një njeri që po largon me politikat e tij të rinjtë.

Është kryeministër i krimit, i vjedhjes. Ju mund të kundërshtoni këto që them unë po patët fakte po unë po them të vërtetat e mëdha. Është kryeministri që ka shndërruar popullin, në popull gomone.

Është kryeministri që ka shndërruar zgjedhjet e shqiptarëve në zgjedhje fiktive. Është kryeministri i shqiptarëve në një iluzion të vërtetë, që po rrëmben pasuritë e mëdha të këtij vendi si rasti më i fundit i Portit të Durrësit i cili ra tërësisht në kthetrat e tij dhe ta padronit të tij Vuçiç.

Pra edhe një herë motivet e protestë janë të jashtëzankonshme ndaj do t’i përgjigjet këtij armiku me emër në mënyrë të merituar. Vetë protesta është simbol i revoltës popullore. Shqiptarët mezi po presin të mbushin dhe rrugës e Tiranës.

Asnjë rast, asnjë rrezik, do jetë një protestë që do dridhë nga themelet regjimin e drogës dhe krimit”, tha Berisha./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga