web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Garda rrethoi foltoren/ Momenti i sherrit Rama-Paloka

2022-11-10 16:00:00, Politikë CNA

Video- Garda rrethoi foltoren/ Momenti i sherrit Rama-Paloka

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me momente tensioni.

Qeveria ka kërkuar përjashtimin 10 ditor të deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, me arsyetimin se ata kanë ardhur të dehur në seancë dhe kanë përdor fjalor të papërshtatshëm.

Dy deputetet kanë pasur një konflikt me kryeministrin Edi Rama, i cili ka sjellë edhe ndërhyrjen e gardës.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur seanca plenare u ndërpre, që teknika të përgatitej për votimin e tre projektligjeve të paketës fiskale për buxhetin e vitit 2023.

Në pamjen e publikura shihet moneti kur garda ka rrethuar foltoren. Kryeministri po qëndronte i ulur në karrigen e tij, ndërsa Paloka konfliktohet me të.

Pasi deputeti ulet në vendin e tij, ka qënë kryeministri Rama ai që i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që dy deputetët të nxirren jashtë Kuvendit.

 

Rama: A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?

Nikolla: Një sekondë 

Dy deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike dhe se kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.

“Kuvendi i Shqiperise bazuar në Rregulloren e vet do të marrë masa disiplinore me përjashtim 10 ditor nga punimet, për deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetet bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit.” – njoftoi Kuvendi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga