web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis Kongresi i PS-së, Rama shfaqet në krah të Gramoz Ruçit

2023-12-08 11:26:00, Politikë CNA
Nis Kongresi i PS-së, Rama shfaqet në krah të Gramoz Ruçit
Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Lindita Nikolla

Mëngjesin e së premtes kanë nisur punimet në Pallatin e Kongreseve për Kongresin e Partisë Socialite. Mbledhja në ditën e Rinisë nisi me një valle nga fëmijët të veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe motivet kuqezi.

Ndërkohë kryesocialisti Edi Rama është shfaqur në krah Gramoz Ruçit.

Ky Kongres vjen pas përfundimit të Asambleve të Zgjeruara të zhvilluara në çdo qytet të vendit.

Partia Socialiste në një njoftim thotë se Kuvendimi i sotëm, është një bilanc pune në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por njëkohësisht edhe një analizë mbi sfidat.

Diskutimet janë të organizuara në 6 panele që do zhvillohen përgjatë ditës, me analizë specifike për çdo sektor, të faktuar me shifra, të ballafaquar me premtime të realizuara dhe të kompletuar me vizionin e asaj që mund të bëhet më mirë në të ardhmen.  

Paneli 1: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Problematikat, Inteligjenca Artificiale.

Paneli 2: Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

Paneli 3: Shërbimet Publike: Arsimi, Shëndetsia & Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

Paneli 4: Qeverisja vendore: Reforma territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

Paneli 5: Siguria dhe Shqipëria në botë

Paneli 6: Partia Socialiste 2030

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë”, si dhe në përmbyllje të punimeve do të mbajë një fjalë./CNA





Lajmet e fundit nga