web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën lëvizjen e radhës/ Kërkon ashpërsimin urgjent të rregullores së Kuvendit: Përjashtim deri në 60 ditë

2023-12-07 13:13:00, Politikë CNA

Rama bën lëvizjen e radhës/ Kërkon ashpërsimin urgjent

Me shumicën e votave të deputetëve socialistë, Kuvendi votoi futjen e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Ky draft ashpërson skajshëm masat ndëshkimore ndaj të gjithë deputetëve që shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe tensione në Parlament.

Ndryshimet në rregore vijnë në një kohë kur PD vijon në Kuvend me aksionin opizitar, duke shkaktuar tensione, rrëmijë dhe hedh edhe flakadanë. 

Aktualisht, masa më e lartë ndëshkimore e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit është përjashtimi me 10 ditë të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë që drafti sanksionon se përjashtimi nga çdo aktivitet i Kuvendon arrin në 30 ose 60 ditë. Ashpërsimi i dënimit që shkon deri në 60 ditë përjashtim, merret kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit

Masa disiplinore "përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

 Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare deri në 60 ditë" jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Lajmi në përditësim...





Lajmet e fundit nga