web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i Lushnjës nuk përmbahet: Duhet të agravojmë situatën, nuk duhet të jemi monoton

2023-12-08 09:36:00, Politikë CNA
Deputeti i Lushnjës nuk përmbahet: Duhet të agravojmë
Saimir Korreshi

Saimir Koreshi, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, tha se situata që po shihet në çdo seancë të Kuvendit nuk mund të vazhdojë më kështu, por duhet agravuar.

“Kjo gjë nuk mund të vazhdojë pafundësisht sepse bëhet monotone dhe nuk prodhon më asgjë. Duhet të agravohet patjetër. Përpos kësaj që kemi nisur ne, janë njerëzit që duhet të na mbështesin. Versioni tjetër është dalja në rrugë, protestat dhe mosbindja civile”, u shpreh deputeti demokrat. 

Gjatë intervistës Korreshi ironizoi dënimet për deputetët e Partisë Demokratike, duke theksuar se duhen kthyer dënimet për “agjitacion-propagandë”.

“Siç e kanë nisur këta, nuk shikoj pse Parlamenti mos të ketë fare opozitë. 10-ditëshi përjashtim është shumë, madje nuk duhet të ishte fare, pasi nuk është goditur me grusht ndonjë koleg”, u shpreh Koreshi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga