Serious incident in Kukës/ Officer commits suicide with gun in village cemetery
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
Nënkryetari Oerd Bylykbashi ka prezantuar publikisht qëndrimin e PD-së në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Qëndrimi ka dy elemente kyçe. PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 qershorit 2020 që trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve.
PD kërkon rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020.
Çështja tjetër që paraqitet në qëndrim po në këtë aspekt është e garantimit që të mos ketë pabarazi vote.
Gjithashtu PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e Diasporës.
“Sot jemi para jush për të bërë prezantimin publikisht të qëndrimit të PD në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Një qëndrim, i cili është prezantuar para grupit parlamentar, po ashtu është diskutuar edhe me aleatët e PD në kuadër të Federatës Opozitare.
Është një qëndrim që përmban pikat kyçe që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme.
Është një qëndrim që gjithashtu u jep përgjigje problematikave të rënda që zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur këto 10 vitet e fundit, por në mënyrë të veçantë në vitin 2021 dhe 2023.
Kjo platformë e PD i përgjigjet Librit të Zi të Zgjedhjeve 2023, që u konfirmua me të njëjtin ton kritik të rëndë edhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.
Sigurisht gjuha e përdorur në këtë libër është e ndryshme, por problematika është e njëjtë.
Fakti që OSBE/ODIHR në një seri raportesh në rekomandimet prioritare, që ngërthejnë problematikat më të rënda, tashmë i kondensuar, çështje të tilla si shitblerja e votës, abuzimi masiv i shtetit në zgjedhje, përdorimi i të dhënave nga sistemi kriminal dhe gjigant i patronazhimit.
Kjo platformë u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Pa u zgjatur do të kaloj te çështjet që përfshin kjo platformë.
Janë dy elemente shumë të rëndësishme.
E para, PD kërkon rikthimin te Marrëveshja e 5 qershorit 2020. Kjo marrëveshje jo vetëm trajton të gjitha problematikat e zgjedhjeve, të cilat vetëm sa janë rënduar edhe më shumë, duke e bërë më dramatike situatën e standardeve zgjedhore.
Është një marrëveshje që ka konsensusin e palëve politike. Është një marrëveshje që nuk u përshëndet vetëm nga ambasadorët, por u përshëndet edhe nga kancelaritë diplomatike në Uashington, në Bruksel, Berlin e me radhë.
Pra është një bazë shumë e fortë që ne të ecim përpara dhe Edi Rama nuk mundet t’i shmanget.
Edi Rama e rrëzoi këtë marrëveshje me ndryshimet e njëanshme kushtetuese të sistemit zgjedhor.
Kur flasim për rikthim, ne kërkojmë që sistemi zgjedhor të rikthehet në parametrin thelbësor që e kishte. Në këtë aspekt, çështja që ne kërkojmë është rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë deri në vitin 2020.
Koalicione të partive politike ku çdo parti shfaqet me emrin e vet dhe kanë kutinë e vet ku zgjedhësi zgjedh partinë që do.
Pra, po kërkojmë listën e hapur të partive të koalicionit.
Por të njëjtën kohë të jetë edhe koalicioni me listë të përbërë ku çdo parti del me listë të përbërë. Partitë të zgjedhin koalicionin që duan, e rëndësishme është që zgjedhësit të votojnë partinë që duan dhe më pas të votojnë edhe kandidatin e secilës parti që duan.
Kjo ka qenë nga viti 2003 deri në vitin 2008, kur kodi zgjedhor i ka pasur të dyja versionet e koalicioneve. Ky është një model funksionues që ka garantuar dy herë rotacion politik.
Çështja tjetër po në këtë aspekt është e garantimit që të mos ketë pabarazi vote.
Aktualisht me ndryshimet kushtetuese të korrikut dhe tetorit 2020, duke hequr koalicionin u bë e mundur të hiqej edhe një mekanizëm tjetër i rëndësishëm siç është formula zgjedhore, e favorshme për partitë politike të mesme apo të vogla.
Pse flas për pabarazi vote? Kemi rastin e LSI që mori 108 mijë vota dhe vetëm 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 30 mijë vota mori 3 mandate. Kjo është një padrejtësi ulëritëse, e papranueshme që fyen çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar.
Ajo që kërkojmë ne që kjo të zgjidhet dhe mekanizmi për këtë të përfshihet në mekanizmin e koalicionit që duhet të kthehet në kod zgjedhor.
PD qëndron gjithashtu plotësisht edhe për listat e hapura. Jemi për standardin më të mirë që përdorin shumica e shteteve evropiane në këtë aspekt.
Gjithashtu kolona e dytë e rëndësishme që ka lidhje me Marrëveshjen e 5 qershorit, ne angazhohemi në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor, në mënyrë të veçantë forcimit të kornizës penale ligjore, të trajtojmë rekomandimet përfundimtare dhe ato prioritare të OSBE/ODIHR të vitit 2021 dhe 2023. Janë rekomandime shumë të rënda dhe na duhen edhe dispozita të reja penale ose të forcojmë dispozitat ekzistuese.
Ndëshkimi të jetë më i fortë ose të detajojmë më mirë shkeljet me figura të reja specifike penale në mënyrë që prokuroria ose SPAK-u të mos vijnë rrotull dhe t’u hedhin hi në sy shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë.
Pikërisht mosveprimi i këtyre prokurorive ka prodhuar perceptimin, ndjenjën e pandëshkueshmërisë te këta zyrtarë të administratës, që me urdhër nga Edi Rama dhe ministrave, vendosin të blejë vota.
Gjithashtu PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër të bëjë realitet votën e Diasporës. Votën e të gjithë shqiptarëve praktikisht.
Ne e dimë se censusi ka prodhuar të dhëna dramatike dhe PS i fsheh, boll të mos tregojnë se Shqipëria është shpopulluar dhe për rrjedhojë shumica e zgjedhjeve janë jashtë Shqipërisë.
PD angazhohet të analizojë me seriozitet problematikat e votimit elektronik të shfaqura në zgjedhjet e fundit.
Një sistem, i cili mund të sjellë avancime shumë të mëdha në standardin zgjedhor, duhet të jetë i sigurt dhe i besueshëm.
Një tjetër propozimi yni është që votimi të jetë i detyrueshëm në përputhje me shtetet të tjera që e përdorin këtë mekanizëm.
Duket sikur detyrohet zgjedhësi, por në fakt është mbrojtje e zgjedhësit. Pra mbron të drejtën e tij për të votuar i lirë”, tha Bylykbashi./ CNA
On Wednesday, the Constitutional Court overturned the ...
Spanish Prime Minister Pedro Sanchez has suspended all...
The head of PL, Ilir Meta, spoke this evening about his ac...
The Appeal hearing against Ervin Salianj, convicted by the...
Former Prime Minister Sali Berisha, during his speech to t...
Prime Minister Edi Rama has sided with SPAK as he has ...
Prime Minister Edi Rama has handed over the mayor of T...
Prime Minister Edi Rama described the "Rai 3" document...
The head of the PL, Ilir Meta, spoke with irony and mo...
E gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës dhe institucio...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Belind...
44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të ...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat kreu i PD-së...
Në një konferencë për mediat kreu i PD-së së Vulës, Lu...
Prime Minister Edi Rama in his reaction to the "Report...
On Wednesday, the citizens of North Macedonia went to ...
The show "Report" on "Rai3" has published the answers ...
The political leader of the PD for Tirana, Belind Kell...
The leader of the "Albania Becomes" Movement, Adriatik Lap...
Democratic leader Sali Berisha said tonight that although ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...