web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Veliaj detyron administratën të bëjë propagandë për të

2024-04-24 14:29:00, Politikë CNA

FOTO/ Veliaj detyron administratën të bëjë propagandë

E gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet në varësi janë urdhëruar që të komentojnë, shpërndajnë dhe bëjnë sa më shumë "like" në një video të Erion Veliajt, ku ky i fundit shfaqet duke ndihmuar një grua në Hanover të Gjermanisë, së cilës i bie të fikët. 

Në këtë akt heroik të Veliajt nuk kishte si të mungonte edhe filmimi i momentit dhe shpërndarja e tij në rrjetet sociale. Për të vijuar propagandën, këtë herë Veliajt i ka ardhur në ndihmë edhe drejtori i Euronews Albania, Ben Blushi, i cila e ka publikuar videon në faqen zyrtare të instagramit të këtij televizioni.

FOTO/ Veliaj detyron administratën të bëjë propagandë
Video e publikuar në Instagramin e Euronews Albania

Menjëherë sapo është publikuar video, në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, "liKe" dhe shpërndarjet e kësaj videoje nga patronazhistët dhe punonjësit e administratës të Bashkisë Tiranës. 

Punonjësit të detyruar rritin aktivitetin e videos në instagram se përndryshe u rrezikohet vendi i punës.

Veliaj kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë këtë institucion, si afera e inceneratorëve dhe ajo "5D", por mesa duket këtë herë e ka të vështirë. Hetimet e SPAK vijojnë, pritet që Veliaj të merret në pyetje./CNA 

 

 

 





11:37 POLITICS

Luli i

Në një konferencë për mediat kreu i PD-së së Vulës, Lu...

Lajmet e fundit nga