web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga dorëheqjen tek primaret/ Si pritet të ndryshojë grupi parlamentar i PD

2022-12-13 13:55:00, Politikë CNA
Nga dorëheqjen tek primaret/ Si pritet të ndryshojë grupi
Foto Ilustruese, Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda që zëvendësuan Grida Dumën dhe Alfred Rushajn, nuk do të jenë ndryshimet e vetme në grupin e deputetëve demokratë.

Lista e deputetëve të PD-së pritet të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm, në të paktën 3 qarqe, kjo për shkak se deputetët do të dorëhhiqen për t’u future në garënb e 14 majit.

Deputeti Belind Këlliçi, i cili është zgjedhur me 11 601 vota preferianciale në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të heqë dorë nga mandate i deputetit, për t’ia lënë vendin kështu Asllan Dogjanit.

Sipas renditjen, Dogjani ishte i 35-ti në listë dhe futja e tij në parlament dukej thuajse e pamundur, por së fundmi ai ka deklaruar se do ta pranojë mandatin e deputetit.

Gjithashtu edhe deputeti Luçiano Boçi do të lërë mandatin e deputetit për të njëtën arsye si Belind Këllçi. Në zgjedhjet e 25 prillit ai mori 10 930 vota preferenciale dhe do të zëvendësohet nga Qani Xhafa, i cili në zgjedhjet e 25 prillit mori 4200 vota preferenciale.

Sakaq edhe në listat e Shkodrës do të ketë ndryshime, pasi deputeti Zef Hila do të kandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë dhe vendin e tij do t’a zërë Ludovik Hasani që në zgjedhjet parlamentare mori 3810.

Këto tre zëvendësime pritet të bëhen në mars, kur tre deputetët do të regjistrohen zyrtarishtnë KQZ si kandidatë për kryetarë bashkie./CNA.al





13:28 POLITICS

Meta nis

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ...

Lajmet e fundit nga