web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e SPAK/ Klodiana Lala: Politika ka një të preferuar, pse u tërhoq?

2022-12-12 21:46:00, Politikë CNA
Gara për kreun e SPAK/ Klodiana Lala: Politika ka një të
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe amabsadores së SHBA-ve, Yuri Kim, nuk ndodh për emrin që do të bëhet kreu i SPAK, por për të gjithë strukturën.

Ajo më tej deklaroi se shqetësimi i ambasadores së SHBA, është mundësia që qeveria të ndërhyjë në SPAK, duke e bërë këtë institucion të lirë vetëm në letra, por jo në realitet.

Klodiana Lala gjithashtu zbuloi për herë të parë se ka të dhëna se politika ka shfaqur interes për një person të caktuar për të vendosur në këtë pozicion, dhe se ky “personazh”, është thirrur nga një politikan.

Ky person ka qenë një nga emrat më të përfolur për këtë pozicion, por është tërhequr nga gara për shkak se i janë lënë disa detyra.

“Problemi është që bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të SPAK, i cili në Prokurorinë e Posaçme nuk është as më pak dhe as më shumë një sekretar i përgjithshëm, ky është funksioni, dhe nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët e tjerë. Ne na bëjnë përshtypje emrat, por më shumë se emri unë mendoj se nga njëra anë është DHASH dhe taksapaguesit amerikanë që kanë investuar për reformën në drejtësi, pala tjetër është qeveria.

Qëllimi i reformës ishte që politika të mos kishte asnjë ndikim, çështja është që sot qeveria po tenton ta kapë, dhe pavarësia mbetet vetëm në letër. Secili prokurori sot është i çështjes së tij. Nëse më parë drejtuesi i Prokurorisë ishte Zot në mënyrë si drejtohej institucioni, sot nuk ka asnjë fuqi mbi trupin. Pra lufta bëhet për të gjithë strukturën. Çështja është që SHBA ka informacione që ne nuk i kemi, që palë politike i kanë shtrirë tentakulat në SPAK, dhe kjo është frika më e madhe e ambasadës amerikane.

Përpara se të garonin Xholi, Dumani dhe Kondili, personalisht di që ka pasur interes politik që një tjetër prokuror të garonte për SPAK dhe është thirrur nga një person polik dhe ka qenë një nga njerëzit më të përfolur, dhe është tërhequr nga gara se ka pasur disa detyra që i janë lënë.

The question is, how much will this structure, being under the influence of the government, manage to interfere with high interests?! I doubt that the clash between Ambassador Kim and the government has to do with the whole structure", said Lala in "Open" ./CNA.al

 





16:51 POLITICS

Gerti Shehu

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehu...

Lajmet e fundit nga