web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” Basha/ Dhuna ndaj deputetëve dhe gazetarëve, demokratike

2023-06-07 12:50:00, Politikë CNA

“Çmendet” Basha/ Dhuna ndaj deputetëve dhe

Lulzim Basha nuk ndalet me “perlat” e tij. E fundit është që quan demokratike dhunën verbale dhe ofendimet që militantët e tij u bënë deputetëve, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve në mbledhjen e djeshme.

Basha shkruan se, nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik, duke tentuar të shmangë dhunën që militantët e tij ushtruan mbi deputetët dhe gazetarët që po raportin mbledhjen.

“Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë.

Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”, ka shkruar Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga