web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjedhja e kryetarit nuk është problemi”/ Godole: Nuk duhet të nxitojmë

2023-06-07 11:44:00, Politikë CNA
“Zgjedhja e kryetarit nuk është problemi”/ Godole: Nuk
Anetare e Kryesise, Jonila Godole

Jonila Godole, anëtarja e krysesisë së PD-së së vulës, është shprehur se duhet një analizë më e thellë për situatën në të cilën ndodhet partia dhe nuk duhet të nxitohen për të votuar kreun e ri të saj.

Godole thotë se problemi nuk qëndorn tek zgjedhja e kryetarit por tek arsyeja e humbjes së thellë të partisë në zgjedhje.

Ajo nënvizon se duhet analizuar të gjithë problemet dhe më pas të vijojnë procesin.

 “U thashë kujdes kolegë sepse duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë për të zgjedhur dhe për të bërë votimin për kryetar. Nuk është puna tek kryetari, por PD duhet të tregojë se është parti ndryshe nga partitë e tjera. Një parti e hapur, një parti që mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen dhe analizon thellë. Pasi të kemi mendimin e bazës të analizojmë të dhënat dhe të nxjerrim disa mësime. Çfarë nuk shkon me Partinë Demokratike që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta?”, ka thënë ndër të tjera Godole./ CNA.al





Lajmet e fundit nga