web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajla Përnaska “hap zemrën”/ Pse i mungoj politikës së sotme

2022-06-26 16:53:00, Politikë CNA
Lajla Përnaska “hap zemrën”/ Pse i mungoj politikës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka folur sot për përfshirjen e saj në politikë.

Ajo tha në emisionin “E diell” se politika për të është një thirrje e brendshme, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse nuk ëhstë më pjesë e saj.

Përnaska deklaroi se më parë ka pasur shumë cilësi dhe nevel, ndërsa theksoi se në politikën e sotme nuk shikon parimet e saj.

“Politika është “calling” i brendshëm, thirrje e brendshme sepse më ka tërhequr që kur u ktheva nga Franca. Jam përfshirë në politikë që në vitet ’95 – ’96. Mbas shumë vitesh investim në politikë, u zgjodha deputete. Ka pasur cilësi, nevel, zgjodha të garoj në lagjen time ku pata avantazhin të zgjihem.

I mungoj politikës sepse unë kam zgjedhur të investoj një një politike që shkon me parimet e mia. Kam bërë një tërheqje sepse nuk kam parë ato parimet e mia atje”, theksoi ish-deputetja./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga