Berisha, message to the citizens/ Tirana must be the hurricane that shakes the rotten regime
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ga...

Gazetari Ermal Mulosmani ka renditur dështimet e ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Mulosmani thotë se rikthimi i Bashës edhe një herë në mexhlisin politik, tashmë si viktimë e intrigave të "Trekëndëshit të Bermudës", është po aq tragjik sa edhe kthimi i Berishës.
Ai thotë se ish-kreu i PD-së është shembulli më ekselent sesi nuk duhet të jetë një lider, ndërsa përmend dështimin me ngritjen e çadrës, koalicionin me Edi Ramën, diegien e mandateve dhe dorëheqjen.
Shkrimi i plotë:
Rikthimi i Lul Bashës edhe një herë në mexhlisin politik, tashmë si viktimë e intrigave të "Trekëndëshit të Bermudës", është po aq tragjik sa edhe kthimi i Berishës.
Berisha provoi se ai ishte PD-ja. Pa vulë, pa seli, pa financime, i shpallur non-grata, me njëmijë mëkate mbi kurriz, afër 80 vjeç mori dyfishin e votave të PD-së me seli, vulë, logo, kryetar riosh, me mbështetjen e amerikanëve, evropianëve dhe me staf të afërt pa mëkate nga e shkuara. Ishte si një kalorës i mesjetës të mundë një marins amerikan.
Ky është fakt i ditur botërisht. Por kjo nuk është arsyeja e vetme e largimit përfundimtar nga politika të Bashës.
Lulzim Basha ishte i pazoti të ndërtonte imazhin e një lideri që frymëzon. Përkundrazi, me koshiencë përdori hijen e Berishës për të krijuar një përgjegjësi të dyfishtë për vendimet e forta. Ai do të hyjë në histori si Kryetari i Bashkisë së Tiranës që dëshmoi paaftësi proverbiale duke mos lënë pas vetes asnjë vepër publike! Përveç atij turpit që e bëri sheshin kryesor të Tr në formë linesi.
Në 2017-ën hoqi gjithë gardën berishiste dhe la Komandantin në listë! Ky është një veprim tipik i një njeriu pa forcë vendimmarrëse. Ai duhej të largonte Berishën dhe, nëse nuk do ta bindte për të mos qenë në listën e deputetëve, atëherë, do ia kisha dorëzuar çelësat e partisë. Kështu bëjnë njerëzit që duan të ndërtojnë një imazh të ri. Nuk ndërtohet imazhi duke larguar ushtarët por mareshalin. Në rast se do hiqte mareshalin ushtarët do të viheshin në rresht.
Lulzim Basha është shembulli më ekselent sesi nuk duhet të jetë një lider. Ai u bë qesharak duke shpallur kauza të dështuara. Kur ngriti çadrën, i ziu, pas dy muajsh nuk ishte në gjendje të thoshte se çfarë do ndodhte. Rrinte si hut duke soditur një lojë shahu të Aldo Bumçit me duar në kokë!!! Edi Rama për pak po shkonte në zgjedhje pa opozitë, tallej çdo ditë me opoziatrët duke i ofruar poste qesharake. Basha u zbyth dhe shkoi në zgjedhje si dështak. Pa koalicion parazgjedhor siç e parashikonte Kodi Zgjedhor . Kjo ishte si t’ia falje fitoren Edi Ramës në tavolinë. Mbështetësit u zhgënjyen. Tallja e liderit është edhe tallje e tyre.
Pas dështimit spektakolar të çadrës, doli djegia e mandateve të deputetëve dhe dorëzimi i pushtetit lokal në duart e Ramës!!! Do mjaftonte kjo gafë politike për ta zhdukur politikisht emrin e Lul Bashës nga Partia Demokratike. Çfarë llogarie dha?! Supozojmë se vendimi është i Berishës. Ore zotëri, nëse i merr vendimet Berisha ik! Ik me vrap dhe thuaj që Ai burri nuk e ka lënë pushtetin! Nxirre përballë të vërtetës! Kështu të paktën mund të rikthehesh dikur sepse tregove dinjitet! Por jo. Në politikë është si në futboll. Kur ekipi shkon në rënie të lirë ndërrohet trajneri i pari, edhe kur e kanë fajin lojtarët! Por jo te ne. Përkundrazi!
Dhe mbi të gjitha, dorëheqja me vulë në xhep. Mënyra sesi ka dhënë dorëheqje, pa e depozituar askund dorëheqjen, duke marrë vulën, logon dhe duke administruar financimet shtetërore të PD-së është tipike e një njeriu hilanjos. Që nuk ka turp, por kapet pas proçedurave dhe qesh me paaftësinë e një partie të tërë që nuk dijnë si t’ia të bëjnë!
Ky lloj eunuku politik, po serviret si lideri evropian, e ardhmja demokratike e shqiptarëve, dërrmuesi i Trekëndëshit të Bermudës, shpresa jonë për progres...
Aman na gjeni një të paprovuar se këtë e dimë se ç'është.../ B.A. - CNA.al
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has ag...
Prime Minister Edi Rama has reacted again to the accus...
Grupi i Enkelejd Alibeaj, ose siç njihet ndryshe, grup...
The opposition MPs submit for the second time in the Assem...
French President Emmanuel Macron criticized the "rapid acc...
Kreu i PL-së në një konferencë për mediat ka reaguar lidhu...
The judge who will decide on the "fate" of the Democratic Pa...
7 ditë para 11 shkurtit është publikuar edhe slogani i pro...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar sërish sot kryemi...
The head of PD Sali Berisha started the external conferenc...
The DP candidate for the Municipality of Tirana, Belind Ke...
Deputy Luciano Boçi has announced the submission of the re...
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, has come out...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Prime Minister Edi Rama has again attacked the leader ...
Prime Minister Edi Rama was absent from today's plenar...
Prime Minister Edi Rama has stated that he did not giv...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mbrëmjen e sotme P...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...